Qeni ‘rottweiler’ i familjes vret beben disa-ditëshe nga xhelozia

Qeni ‘rottweiler’ i familjes vret beben disa-ditëshe nga xhelozia

18:38, 27/10/2020
A+ Aa A-

Një bebe e sapolindur, është vrarë nga qeni i familjes i racës ‘rottweiler’ i cili më pas kishte tentuar ta varroste në kopsht foshnjen që qante, ende para se të vdiste.

Besohet se foshnja ishte vetëm dy-ditëshe u vra nga xhelozia prej qenit, sapo ai u la vetëm me të në një shtëpi në Hamilton, të Zelandës së Re.

Foshnja mbijetoi vetëm një natë në spital.

Sulmi i qenit kishte ardhur në çastin e parë kur e zonja e shtëpisë shkoi për një moment në tualet, raportonin mediat lokale.

Qeni kishte sulmuar beben dhe menjëherë e kishte marrë për ta fshehur në kopësht.

Kafsha është duke u mbajtur në ambjente të sigurta deri në përfundim të hetimeve.

Dëshmitarët e sulmit, vëllezërit Takilesi e Junior Afamasaga erdhën në skenë kur dëgjuan nënë që thërriste për ndihmë.

Takilesi tha: “Nëna përpiqej ta mbante beben zgjuar, ajo më kërkoi për një rrobë dhe unë hoqa bluzën e ia dhashë”.

Një tjetër fqinje e familjes Karen, tha se kishte gjetur nënën që mbante beben thuajse të vdekur në krahë para shtëpisë dhe shton se kishe parë qenin që përpiqej të varroste beben në kopësht.

Kafsha vrasëse ishte adoptuar nga familja vetëm kohët e fundit dhe ishte një nga dy qentë e tyre. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco