Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

‘Covidi i gjatë’/ E infektuar që në mars, 13-vjeçarja nuk është shëruar ende

‘Covidi i gjatë’/ E infektuar që në mars, 13-vjeçarja nuk është shëruar ende

17:27, 27/10/2020
A+ Aa A-

Një rast i rallë është 13-vjeçarja Maggie Flannery, e cila u infektua me Covid-19 në mars dhe nuk është shëruar ende.

Flannery është një e infektuar “me Covidin e gjatë”. Të tillë konsiderohen ata pacientë me koronavirus që përjetojnë simptoma të virusit për javë ose muaj pavarësisht se janë rikuperuar virologjikisht.

“Në fillim të karantinës, unë isha e sëmurë për pak kohë. Dhe pastaj u bëra më mirë për rreth pesë ditë dhe pastaj isha keq përsëri”, tha ajo për CNN.

“Ishte shumë më keq, herën e dytë. Herën e dytë kisha shumë dhimbje gjoksi, më dukej sikur ishte e vështirë të merrja frymë. Kisha shumë dhimbje shpine dhe isha jashtëzakonisht e lodhur gjatë gjithë kohës ”, shtoi ajo.

Ata kanë lodhje, ethe dhe anomali të tilla si pamundësia për t’u përqendruar, tha eksperti kryesor i sëmundjes infektive të SHBA-së, Dr. Anthony Fauci.

Studimet e fundit tregojnë që një pjesë e rëndësishme e pacientëve me Covid-19 vazhdojnë të përjetojnë një ose më shumë simptoma edhe muaj pas shërimit./ A2/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco