VIDEO/ Ekzekutohet me dron ministri i Mbrojtjes së Artsakh në Armeni

VIDEO/ Ekzekutohet me dron ministri i Mbrojtjes së Artsakh në Armeni

16:26, 27/10/2020
A+ Aa A-

Është përshkallëzuar lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, pasi sot është ekzekutuar me dron ministri i Mbrojtjes i rajonit separatist armen të Artsakh.

Pamjet e raportuara në mediat botërore tregojnë momentet kur qëllohet me raketë makina ku ndodhej ministri armen.

Konflikti zhvillohet në rajonin e Nagorni Karabakhut, në të cilin armenët kanë krijuar një republikë të quajtur Artsakh, e cila aktualisht është duke luftuar me forcat azere për kontrollin e zonës që njihet ndërkombëtarisht si pjesë territoriale e Azerbajxhanit.

Makina e Jalal Harutyunyan u qëllua teksa po udhëtonte për në front prej dronit azer, i cili nga pamjet duket se ka nën kontroll të gjithë situatën.

Pas qëllimit me raketë, duken tre trupa të shtrirë në tokë. Azerët pretendojnë se e kanë vrarë kreun e ushtrisë armene në Azerbajxhan, kurse armenët pretendojnë se ai është plagosur dhe gjendet në spital.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco