Gjermania bën parashikime të zymta ndërsa OBSH paralajmëron një mbyllje të dytë

Gjermania bën parashikime të zymta ndërsa OBSH paralajmëron një mbyllje të dytë

15:21, 27/10/2020
A+ Aa A-

Numri i infeksioneve të reja të koronavirusit në Gjermani ka të ngjarë të arrijë 20,000 të infektuar në ditë deri në fund të javës, tha të martën ministri Peter Altmaier , sipas një raporti nga Reuters.

Kemi të bëjmë me rritje eksponenciale. Në Gjermani, numri i infeksioneve të reja po rritet me 70-75% krahasuar me javën më parë.

Sipas parashikimit të Altmaier, Gjermania po lufton me një ngritje më të shpejtë të rasteve me koronavirusit sesa pritej më parë. Në fund të shtatorit, kancelarja Angela Merkel tha se mund të ketë 19,200 raste në ditë deri në Krishtlindje.

Të martën, numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit u rrit me 11,409. Kjo krahasohet me 6,868 raste të martën e kaluar dhe me rekordin 14,714 të raportuar të Shtunën.

Dr Margaret Harris , zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë , tha për BBC World at One se në të gjithë rajonin Evropian ka "një rritje intensive dhe alarmante në rastet dhe vdekjet me Covid 19 sidomos në  Francë , Spanjë , Mbretërinë e Bashkuar ”.

Edhe pse po bëhet një menaxhim I mirë I situatës rritja e infektimeve po bëhet alarmante dhe shumë shpejt mundet të shohim që spitalet po arrijnë në kulmin e kapacitetit të tyre dhe mundet që e gjithë Europa të bllokohet përsëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco