Vajza u varros në një stallë/ Arrestohen bashkshortët, adoptuan fëmijë dhe i mbajtën të mbyllur në bodrum

Vajza u varros në një stallë/ Arrestohen bashkshortët, adoptuan fëmijë dhe i mbajtën të mbyllur në bodrum

14:19, 27/10/2020
A+ Aa A-

Çifti bashkëshortor nga Tenesi kanë mohuar akuzat në gjyq se janë fajtorë për vrasjen dhe keqtrajtimin e fëmijëve që i kishin adoptuar.

Mbi Michael Gray, 63-vjeç dhe Sherley Gray, 60, rëndojnë mbi 42 pika të aktakuzës.

Ata akuzohen për vdekjen e vajzës, gjymtyrët e të cilës janë gjetur në pronën e tyre, kurse fëmijën tjetër që e kishin adoptuar e kishin keqtrajtuar.

Ata janë arrestuar në muajin maj pasi kalimtarët kishin parë djalin e keqtrajtuar duke shëtitur rrugëve i vetëm.

Menjëherë ata i kishin  telefonuar policisë të ciëlt kishin shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkaq “prindërit” e tyre e kishin pranuar se gjymtyrët e vajzës së vogël i kishin varrosur në stallë, derisa djalin tjetër 15-vjeç e kishin mbyllur në bodrum për më shumë se katër vite.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco