Vritet modelja dhe shkencëtarja e njohur, i presin edhe gishtin për ti hapur telefonin

Vritet modelja dhe shkencëtarja e njohur, i presin edhe gishtin për ti hapur telefonin

11:59, 27/10/2020
A+ Aa A-

Gazeta e njohur britanike “The Sun” ka njoftuar këtë të martë se një shkencëtare e njohur ruse biokimiste është gjetur e vrarë dhe zhveshur në banesën e saj. Media angleze shkruan se vrasësit i kishin prerë viktimës edhe prerë edhe gishtin e madh të dorës, në mënyrë që t’i hapnin telefonin për të përvetësuar materialet brenda tij.

Ekaterina Antontseva, 34 vjeçe, ishte një biokimiste në Institutin Teknologjik të Shën Petersburg dhe dyshohet se ka vdekur që të enjten e javës së shkuar.

Trupi i pajetë u zbulua nga i dashuri i saj, një sipërmarrës ndërtimi, pasi ishte kthyer nga një udhëtim pune. Krahas punës si shkencëtare, Antontseva punoi me kohë të pjesshme edhe si modele.

Një fanatik i lojërave kompjuterike i identifikuar vetëm si Artyom, 36 vjeç, u arrestua të hënën nën dyshimin e vrasjes. Gishti i madh i prerë i Antontsevës u gjet në shtëpinë e Artyom.

I dyshuari dyshohet se ka përdorur gjurmën e gishtit për të hapur telefonin e saj. Mendohet gjithashtu se ai ka fshirë mesazhe me viktimën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco