‘Mjekët do shërbejnë edhe të infektuar’/ Belgjika merr vendimin ekstrem për shëndetësinë

‘Mjekët do shërbejnë edhe të infektuar’/ Belgjika merr vendimin ekstrem për shëndetësinë

19:27, 26/10/2020
A+ Aa A-

Një vendim ekstrem është adresuar drejt doktorëve në qytetin belg të Lieges, ku iu është kërkuar që të vazhdojnë të punojnë edhe nëse janë pozitiv me Covid-19.

Vendimi u morë pasi shëndetësia rrezikon të kalojë në kolaps për bluza të bardha, sepse rezulton që trecereku i stafit janë të prekur nga virusi.

Deri tani, rregullin po e zbatojnë 10 spitale, nënpunësit e të cilëve janë pozitivë por nuk kanë simptoma.

Autoritetet shëndetësore kanë treguar se nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër për të shmangur ngërçin.

Një në tre persona të testuar janë pozitivisht në qytetin lindor belg. Spitalet po transferojnë pacientë diku tjetër dhe po anulojnë operacionet jo urgjente.

Vendimi vjen në një kohë që qeveritë në të gjithë Evropën përpiqen të trajtojnë valët e dytë të infeksioneve të koronavirusit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco