Italia në alarm/ Sërish shifra të larta infeksioni me Covid-19

Italia në alarm/ Sërish shifra të larta infeksioni me Covid-19

18:05, 26/10/2020
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi.

Autoritetet italiane të shëndetësisë kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë kryer 124686 testime për koronavirus nga të cilët 17012 persona kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 141 persona të prekur me koronavirus, duke shënuar rritje krahasuar me të dielën kur u raportuan 128 të vdekur.   

Rajonet më problematike në 24 orët e fundit mbeten Lombardia me 3570 të infektuar dhe rajoni i Toskanës me 2171 të infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco