NASA: Në Hënë ka ujë të pijshëm, oksigjen dhe karburant për raketat kozmike

NASA: Në Hënë ka ujë të pijshëm, oksigjen dhe karburant për raketat kozmike

17:36, 26/10/2020
A+ Aa A-

Xhepat e vegjël të akullit në Hënë mund të sigurojnë mjaftueshëm ujë të pijshëm, oksigjen dhe karburant për raketat kozmike, të mjaftueshme për të mbështetur një koloni hënore, pretendojnë shkencëtarët e Nasa.

Ditën e sotme, NASA ka konfirmuar se ka ujë në sipërfaqen e ndriçuar të hënës nga dielli.

Më parë, studiuesit kishin spekuluar se uji ishte i pranishëm në sipërfaqen hënore falë provave inkurajuese, por jo përfundimtare.

Tani, dy studime të botuara në Nature Astronomy tregojnë se këto të dhëna paraprake nuk ishin të pabaza dhe me të vërtetë ka ujë në hënë.

Duke folur në një konferencë shtypi, zyrtarët e NASA thanë se uji është gjetur në sipërfaqen e Hënës të ndricuar nga drita e diellit dhe jo vetëm në të ashtuquajturat ‘kurthe të ftohtë’.

NASA gjithashtu njoftoi se ‘kurthet e ftohta’, zona të cilat janë përgjithmonë në hije, përmbajnë deri në 15,000 milje katrore (40,000 km katrore) ujë të ngrirë në Hënë.

Zbulimi do të thotë që misionet e ardhshme në sipërfaqen e Hënës mund të zgjasin duke përdorur këto xhepa me ujë të ngrirë.

Astronautët mund të përdorin burimin natyror, i cili mund të ketë mbërritur përmes kometave ose erës diellore dhe ta shndërrojnë atë në oksigjen ose ujë të pijshëm për të mbajtur mjaftueshëm një koloni njerëzore.

Shkencëtarët gjithashtu thonë se uji mund të përdoret për të bërë karburant për raketat dhe ulje të kostove të misionit për të bërë më të lehtë dhe më të lirë udhëtimet ndërplanetare në hapësirë./ Dailymail/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nje qytetar qe po plas.26/10/2020 17:46

O shoko, po ne ne shqip ujit te ngrire sikur i themi akull, apo jo?

Shto koment

Denonco