Protesta masive në Itali kundër izolimeve të reja nga Covid

Protesta masive në Itali kundër izolimeve të reja nga Covid

17:14, 26/10/2020
A+ Aa A-

Dita ditës po zgjerohet harta e qyteteve të përfshirë nga protestat në Itali, kundër masave të reja kufizuese të aplikuara në vend për të vënë nën kontroll përhapjen e Covid-19.

Mijëra qytetarë italianë vërshuan në sheshet qendrore të qyteteve nga Torino në Katania, për të shprehur pakënaqësitë e tyre, kundër masave të reja kufizuese anti-Covid.

Nga protestat e sotme, janë regjistruar të paktën 4 arrestime në Romë dhe shqetësimi po rritet në të gjithë Italinë.

Protestat filluan në Napoli, ku gjatë përleshjeve të së premtes, pati lëndime të shumta, përplasje me policinë dhe dy të arrestuar.

Për katër të arrestuarit gjyqi do të fillojë në nëntor. Megjithatë protesta të reja parashikohen nga Torino në Terni, nga Bari në Catania.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco