Joe Biden ngatërron Donald Trump me George W. Bush - Videoja që republikanët po festojnë

Joe Biden ngatërron Donald Trump me George W. Bush - Videoja që republikanët po festojnë

13:55, 26/10/2020
A+ Aa A-

Kampi i Presidentit Donald Trump thotë se gruas së tij iu desh ti tregonte tre herë emrin e presidentit amerikan për të kuptuar gabimin.

“Po luftoj pas katër vitesh të tjera Xhorxhi”; kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden duket se e harroi gjatë një bisede online me mbështetesit e tij emrin e rivalit të vet në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Ai ishte në krah të bashkëshortes që pëshpërit shumë lehtë “Trump”, dhe i shoqi e korrigjon veten menjëherë.

Shumë spekuluan se ai mund të kishte në mendje George W. Bush, president i SHBA-së nga 2001-2009, por ndoshta edhe për djalin e tij, George H.W, që mbajti të njëjtin post nga 1989-93. Gafa e Bidenit pritet të ngrejë sërish pyetje mbi aftësinë mendore të 77-vjeçarit, të cilën presidenti Trump e ka përmendur në mënyrë të vazhduar gjatë fushatës së vet.

Ndërkohë tek emisioni “60 minuta”  i CBS-së, pretendenti demokrat tha se Trump mund t’i fitojë zgjedhjet e 2020-tës, sepse delegjitimiteti i rezultatit të garës, është “mënyra se si ai luan”.

“Unë kam besim dhe jam optimist, por nuk e nenvlerësoj lojën që bën ai”, tha Biden.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco