Shtyhet kongresi i CDU, zgjedhja e kryetarit të ri pengohet nga koronavirusi

Shtyhet kongresi i CDU, zgjedhja e kryetarit të ri pengohet nga koronavirusi

13:49, 26/10/2020
A+ Aa A-

Sekretari i përgjithshëm I CDU-së Paul Ziemiak ka njoftuar se Komunitetei Ekzekutiv ka vendosur të shty kongresin e planifikuar me datën 4 dhjetor.

Komiteti ekzekutiv ra dakord se nuk mund të mbante mbledhjen, të cilën kishte planifikuar të organizonte në qytetin jugperëndimor të Shtutgartit, në mes të pandemisë së koronavirusit.

"Situata aktuale nuk do të lejojë që partia të zhvillojë  një konferencë në 4 Dhjetor," u tha Ziemiak gazetarëve.

Konferenca kishte si qëllim zgjedhjen e një kryetari të ri për partinë dhe si një pauses potencial për të zëvëndësuar kancelaren Merkel.

Ziemiak tha se komiteti ekzekutiv i CDU do të vendosë, nëse është e mundur, në një takim me 14 dhjetor mbi mënyrën e vazhdimit të kongresit, ndërsa nuk përjashtohet dhe mbajtja e një conference dixhitale.

“Ekziston një konsensus që një konferencë partie me prani fizike do të ishte opsioni më i mirë," u tha Ziemiak.

Deri më tani, Armin Laschet, Kryeministri i shtetit perëndimor të Nordrhein-Ëestfalen, rivalja e dikurshme e Merkelit Friedrich Merz dhe eksperti i politikës së jashtme Norbert Roettgen do të kandidojnë për kryetar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco