Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Vdes në mënyrë misterioze në moshën 38 vjeçare miliardieri Princ Azim, i njohur në botën e showbizit

Vdes në mënyrë misterioze në moshën 38 vjeçare miliardieri Princ Azim, i njohur në botën e showbizit

13:32, 26/10/2020
A+ Aa A-

Princi Azim ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta në moshën 38 vjeçare.

Si anëtar i familjes monarkike të sulltanit- për shkak të rezervave kolosale të naftës- Azim ishte një miliardier gjithashtu shumë i vlerësuar në botën e showbizit.

Ndërsa Brunei është në zi kombëtare prej 7 ditësh, për vdekjen e Princit në media publikohen foto nga festat që ai organizonte.

Ai portretizohet i lumtur, i rrethuar nga njerëz të famshëm si Michael Jackson, Pamela Anderson, Mariah Carey, Naomi Campbell dhe shumë të tjerë.

Sipas njoftimeve zyrtare nga Pallati Brunei, Princi Hadji "Abdul" Azim ndërroi jetë të Shtunën , 24 tetor. 

Shkaku i vdekjes nuk bëhet i ditur. 

Sidoqoftë, informacioni nga shteti mysliman i Azisë Juglindore thotë se Princi Azim u shtrua në spital për një kohë të gjatë derisa ndërroi jetë.

Azimi ishte djali i dytë i Sulltan Hassanal Bolkiah , udhëheqësi i përjetshëm i Bruneit dhe një nga njerëzit më të pasur në botë. 

Sipas hierarkisë brenda dinastisë monarkike, Azimi ishte i 4-ti në radhë për të pasuar fronin e Bruneit.

Ai i kaloi vitet e tij studentore në shkollat më të mira të Singaporit dhe vazhdoi studimet në një akademi ushtarake britanike. 

Sidoqoftë, ai preferoi të merrej me industrinë e showbizit, duke financuar prodhime filmike, të tilla si filmi "You are not you" me protagonist Hillary Swank.

Azimi ishte një i ri shumë ekstrovert dhe i shoqërueshëm , i cili lehtësisht fitoi lidhje me elitën e personave të famshëm, të cilët kërkonte t’i takonte sa më rregullisht që të ishte e mundur.

Disa prej tyre, si dhe shumë udhëheqës politikë nga Azia, shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta për humbjen fatkeqe të Princit Azim të pëlqyer dhe kozmopolit .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco