Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Pompeo viziton Indinë, bisedime mbi kërcënimin kinez

Pompeo viziton Indinë, bisedime mbi kërcënimin kinez

13:22, 26/10/2020
A+ Aa A-

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo në vijim të vizitave të tij në vendet aziatike, këtë të hënë ka mbërritur në Nju Delhi.

Mediat vendase bëjnë me dije se në këtë vizitë diskutimet e Pompeos do të përqendrohen në “kërcënimet” e paraqitura nga Kina.

Pompeo gjithashtu gjatë qëndrimit të tij në Indi do të do të zhvillojë takime të nivelit të lartë, pas një rritjeje të tensioneve midis Indisë dhe Kinës.

Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, i cili është pjesë e delegacionit amerikan, do të diskutojë gjithashtu mënyra për të rritur bashkëpunimin midis forcave ushtarake të të dy vendeve.

Nga India, Pompeo do të shkojë në Siri Lankë, Maldive dhe Indonezi. Këto vende kanë një rol kryesor në trafikun detar të Oqeanit Indian, ku Kina ka interesat e saj.

Sekretari i Shtetit tha përpara udhëtimit se takimet e tij “do të përfshinin diskutime se si kombet e lira mund të punojnë së bashku për të penguar kërcënimet e paraqitura nga Partia Komuniste Kineze”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco