Kina teston 5 milion banorë pas 138 rasteve pozitive

Kina teston 5 milion banorë pas 138 rasteve pozitive

11:50, 26/10/2020
A+ Aa A-

Kina po teston edhe një herë në masë një qytet të tërë për koronavirusin pas një shpërthimi rajonal në provincën Xinjiang.

Në Xinjang u raportuan 138 raste të reja dhe autoritetet po kryejnë testimin e rreth 4.7 milionë njerëzve.

Kina ka qenë kryesisht e suksesshme në uljen e numrit infeksioneve, por vazhdojnë të ketë shpërthime të vogla.

Xinjiang është vendi I banimit të popullsisë me shumicë myslimane Ujgur e cila sipas raporteve nga të drejtat e njeriut përndiqen nga politikat kineze.

Shkollat në Kashgar janë mbyllur dhe banorët nuk lejohen të largohen nga qyteti nëse nuk kanë një raport testimi negativ.

Rasti i parë në shpërthimin e Kashgar ishte një grua asimptomatike që punonte në një fabrikë veshjesh në qarkun Shufu, në periferi të qytetit.

Gruaja, e cila u zbulua se ishte e infektuar pas asaj që media shtetërore kineze e përshkroi si "test rutinë", ishte rasti i parë lokal i zbuluar në territorin e Kinës për 10 ditë.

Testimi i përhapur, i cili filloi të Shtunën, zbuloi edhe 137 raste asimptomatike.

Rastet asimptomatike nuk llogariten në numrin zyrtar të Kinës prej 85.810 infeksioneve të konfirmuara. Numri i të vdekurve qëndron në shifrën 4,634.

Më shumë se 2.8 milion teste ishin kryer në Kashgar deri të Dielën pasdite dhe pjesa tjetër do të përfundojë brenda dy ditësh, sipas zyrtarëve të qytetit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco