Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Brexit/ Kompanitë britanike parashikojnë ‘masakër’ nga prishja e marrëveshjeve

Brexit/ Kompanitë britanike parashikojnë ‘masakër’ nga prishja e marrëveshjeve

10:19, 26/10/2020
A+ Aa A-

Marrëveshje ose jo marrëveshje kompanitë e mëdha Britanike do të përballen me një mur të madh burokracie në kufirin e Europës nëse nuk duan të humbasin tregun më të madh në botë kur jeta pas Brexit fillon me 1 janar.

Kur Britania të largohet nga Bashkimi Evropian, firmat që drejtojnë afro 1 trilion dollarë në tregti vjetore do të duhet të përdorin rregulla të reja të panumërta dhe burokraci që do të rrisin kostot, në një moment kur Covid 19 ka dëmtuar rëndë ekonomitë e tyre.

Agjentët doganorë nuk janë trajnuar, operatorët nuk e dinë se çfarë informacioni kërkohet dhe as se si do të zbatohen rregullat.

Shumë kanë parashikuar kaos. Edhe qeveria ka thënë që 7,000 kamionë mund të mbahen në radhë  rreth 100 km në Kent, Anglia jug-lindore, nëse kompanitë nuk përgatiten.

"Do të jetë masakër," i tha Reuters Tony Shally, drejtori menaxhues i specialistit të mallrave Espace Europe.

Në 2019 Britania, ekonomia e gjashtë më e madhe në botë, importoi mallra të BE-së me vlerë 253 miliardë paund (331 miliard dollarë) dhe eksportoi mallra me vlerë 138 miliard paund drejtë Bllokut.

Për të mbajtur lëvizjen e mallrave pas Brexit, qeveria ka publikuar një Model të ri Operacional Kufitar me 271 faqe, duke mbuluar gjithçka, nga tregtia e diamanteve te kimikatet dhe të mirat kulturore.

Industria e logjistikës vlerëson se 215 milion deklarata doganore shtesë do të duhet të plotësohen çdo vit pas Brexit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco