Rekord kontinental/ Franca shënon 52 mijë të infektuar me Covid-19 në 24 orë

Rekord kontinental/ Franca shënon 52 mijë të infektuar me Covid-19 në 24 orë

21:32, 25/10/2020
A+ Aa A-

Për herë të parë në Evropë që prej fillimi të pandemisë, Franca ka regjistruar numër rekord infeksionesh me koronavirus në 24 orët e fundit.

52 010 raste pozitive u raportuan nga autoritetet shëndetësore. Kjo është hera e parë që numri i rasteve me Covid-19 në Evropë kalon mbi 50 mijë brenda ditës.

Asambleja kombëtare franceze ka votuar për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 16 shkurt. Projektligji u miratua me 71 vota pro dhe 35 kundër dhe pritet që të premten të kalojë në senat

Opozita ngriti zërin në Kuvend duke u shprehur se po cenohen liritë individuale nga zgjatja kaq shumë e gjendjes së jashtëzakonshme.

Në Francë aktualisht nuk lejohet lëvizja nga ora 21:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco