Vritet një nga terroristët më të kërkuar nga FBI, personi i dytë më i rëndësishëm i Alkaedës

Vritet një nga terroristët më të kërkuar nga FBI, personi i dytë më i rëndësishëm i Alkaedës

19:58, 25/10/2020
A+ Aa A-

Një nga udhëheqësit më të lartë të Al Kaedës, Abu Muhsin al-Masri është vrarë nga forcat afgane.

Sipas Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë së Afganistanit, ai ishte në listën e terroristëve më të kërkuar nga FBI.

Po ashtu, lajmi është konfirmuar edhe nga Chris Miller, i cili është kreu i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Largimi i tij nga fusha e betejës është një pengesë e madhe për një organizatë terroriste, që vazhdimisht po përjeton humbje të rëndësishme. Vrasja e al-Masri tregon se organizata është zvogëluar ndjeshëm”, ka thënë Miller.

Al-Masri është akuzuar në Shtetet e Bashkuara se ka siguruar mbështetje material për organizatën terroriste për të kryer vrasje në SHBA.

Ai u vra gjatë një operacioni special në provincën Ghazni, ndërsa besohet të jetë personi i dytë më i rëndësishëm i Al Kaedës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco