‘Dëmshpërblim për të prekurit nga COVID-19’/ Kryeministri Conte prezanton masat e reja në Itali

‘Dëmshpërblim për të prekurit nga COVID-19’/ Kryeministri Conte prezanton masat e reja në Itali

19:19, 25/10/2020
A+ Aa A-

Kryeministri italian Giuseppe Conte, në një konferencë për shtyp, u shpreh se ‘ka shumë lodhje në vend, pandemia ka sjellë zemërim dhe zhgënjim dhe ai është i vetëdijshëm për sakrificat që po u kërkon kaq shumë kategorive’. 

Ndërsa prezantoi masat e reja kufizuese Conte shpjegoi arsyen, duke theksuar se të dhënat tregojnë një rritje të shpejtë të numrit të rasteve dhe si rrjedhojë nuk mund të jenë indiferentë.

“Të dhënat e fundit epidemiologjike që kemi analizuar nuk mund të na lënë indiferentë. Analiza tregon një rritje të shpejtë, duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur shëndetin dhe ekonominë “, tha ai.

Për Kryeministrin, qëllimi është që të “mbajë kurbën epidemiologjike nën kontroll sepse vetëm në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të menaxhojmë pandeminë pa u mbingarkuar nga ajo. Por kjo do të thotë të ofrojmë një përgjigje efikase dhe kujdes të duhur për të gjithë qytetarët dhe të shmangim bllokimin e përgjithshëm, vendin nuk mund ta përballojë më atë “.

Conte premtoi kompensim për të gjithë ata që preken nga masat e reja kufizuese, raportojnë mediat italiane, përcjell abcnews.al.

“Qeveria siguron kompensim për ata që preken nga masat e reja, me pagesa direkt në llogaritë rrjedhëse. Nuk më pëlqen të bëj premtime, por dua të bëj një zotim: dëmshpërblimet janë tashmë të gatshme për të mirën e atyre që do të penalizohen nga dekreti i ri”, theksoi kryeministri.

Në tryezën e qeverisë ka gjithashtu një rinovim të kontratës që do të shërbejë gjithashtu për të motivuar mjekët për t’i përfshirë ata në këto detyra të reja. “Ata do të jenë aleatët tanë të çmuar në këtë strategji për të luftuar Covid-19″, tha Conte.

“Italia është një vend i shkëlqyeshëm. Ne e provuam atë pranverën e kaluar, e bëmë atë në fazën e parë dhe do ta bëjmë edhe tani. Nga ana e qeverisë, mund të ketë pasur gabime, ju gjithmonë mund të bëni më mirë por nuk ka pasur nënvlerësime”,  përfundoi kreu i ekzekutivit italian./ abcnews/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco