‘Kundër tiranisë Covid-19’/ Londinezët refuzojnë rregullat, përplasen dhunshëm me policinë

‘Kundër tiranisë Covid-19’/ Londinezët refuzojnë rregullat, përplasen dhunshëm me policinë

18:32, 25/10/2020
A+ Aa A-

Ka hyrë në ditën e saj të katërt protesta e qytetarëve të Londrës, kundër masave anti-covid.

Protesta e mbajtur në Londrën Qndrore, nuk ka kaluar pa përplasje mes qytetarëve dhe policisë, ku janë arrestuar dhjetra prostestues.

Protestuesit zbritën në Sheshin e Parlamentit, teksa marshuan në çdo rrugë të Londrës.

Me pankarta në duar që shkruanin “kundër mashtrimit dhe tiranisë Covid”, “dashuria mposht frikën”, protestuesit u mblodhën në Këndin e Altoparlantëve në Hyde Park.

Gjithashtu shumica e protestuesve ishin pa maska, teksa nuk respektonin e dhe distancimin social. Gjatë tubimit u pa një numër i madh të efektivëve të cilët qëndruan për të mbajtur nën kontroll situatën.

Ndërkohë para protestës themeluesja e Save Our Rights UK, Louise Creffield deklaroi se maska nuk është e dobishme.

Louise Creffield tha se: Ne besojmë se rregulloret e koronavirusit që janë në fuqi nuk janë proporcionale dhe të përshtatshme dhe po shkaktojnë më shumë dëme sesa dobi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco