Biden fiton bastionet e Republikanëve, gratë dhe të moshuarit

Biden fiton bastionet e Republikanëve, gratë dhe të moshuarit

16:31, 25/10/2020
A+ Aa A-

Shpresat e Joe Biden për të arritur në Shtëpinë e Bardhë mund të mbështeten në dy grupe thelbësore demografike që duket se po braktisin Donald Trump: të moshuarit dhe gratë.

Ata do të bashkoheshin në një koalicion të gjerë që përfshin mbështetje të fortë midis afrikano-amerikanëve, latinëve, amerikanëve vendas, komunitetit LGBTQ dhe të rinjve.

Në katër zgjedhjet e kaluara presidenciale, Republikanët kanë udhëhequr midis të moshuarve me rreth 10 pikë. Por rreth katër në pesë amerikanë të vrarë nga koronavirusi ishin më të vjetër se 65 vjeç dhe shumica e amerikanëve thonë se Trump ka trajtuar keq pandeminë.

Vetëm 38% e njerëzve të moshës mbi 65 vjeç e miratojnë trajtimin e pandemisë nga Trump ndërsa 61% thonë se nuk e aprovojnë dhe se ai dështoi të siguronte jetën e amerikanëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco