Trump kërcënon Etiopinë: 'Nëse nuk gjeni marrëveshje për digën mbi lumin Nil ajo do të hidhet në erë'

Trump kërcënon Etiopinë: 'Nëse nuk gjeni marrëveshje për digën mbi lumin Nil ajo do të hidhet në erë'

15:24, 25/10/2020
A+ Aa A-

Etiopia ka dënuar kërcënimet e bërë nga presidenti i SHBA-së Donald Trump mbi çështjen e digës në lumin Nil.

“Dhe unë e thashë dhe e them me zë të lartë dhe të qartë… ata do të hedhin në erë atë digë. Dhe ata duhet të bëjnë diçka, "tha Trump.

Kryeministri Abiy Ahmed nuk ju referua direkt presidentit Trump por tha se "deklaratat e herëpashershme të kërcënimeve luftarake për ta bërë Etiopinë t'i nënshtrohet kushteve të padrejta ende ekzistojnë".

Këto kërcënime dhe fyerje ndaj sovranitetit etiopian janë shkelje të gabuara, joproduktive dhe të qarta të ligjit ndërkombëtar," tha Abiy.

Ministri i Jashtëm Gedu Andargacheë thirri ambasadorin amerikan Michael Raynor për të sqaruar komentet e Trump.

Trump i kishte thënë Departamentit të Shtetit në fillim të këtij viti që të pezullojë miliona dollarë ndihmë për Etiopinë për shkak të mosmarrëveshjes së digës mbi lumin Nil.

"Ata kurrë nuk do t'i shohin ato para nëse nuk i përmbahen asaj marrëveshjeje," njoftoi të premten presidenti amerikan.

Rreth 90% e furnizimit me ujë të ëmbël Egjipti i siguron nga lumi Nil dhe bllokimi i ujit në digën e madhe të ndërtuar nga Etiopia rrezikon jetesën e miliona personave, po ashtu të njëjtin pretendim ka bërë edhe Sudani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco