Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

E rrallë në Itali/ Lind këlyshi me ngjyrë jeshile

E rrallë në Itali/ Lind këlyshi me ngjyrë jeshile

12:23, 25/10/2020
A+ Aa A-

Ky vit duke se ka qenë një vit i paparashikueshëm, në të gjitha drejtimet.

Por, gjërat u bënë edhe më të çuditshme për fermerin italian Cristian Mallocci kur qeni i tij, Spelacchia, lindi një qenush me gëzof të gjelbër në të verdhë.

Këlyshi i vogël u quajt menjëherë 'Fëstëk', për shkak të ngjyrës.

Këlyshi ishte një nga 5 këlyshat e lindur në një fermë, në ishullin mesdhetar të Sardenjës. 

Vëllezërit dhe motrat e tij kishin lesh të bardhë, e njëjta ngjyrë si nëna e tyre.

Një qen i lindur me gëzof të gjelbër është shumë i rrallë, dhe ky rast besohet se është rezultat i kontaktit të qenushit me një pigment të gjelbër të quajtur ‘biliverdin’ ndërsa ishte në barkun e nënës.

Por, lajmi i keq është se ngjyra e 'Fëstëkut' tashmë ka filluar të zbehet.

Z. Mallocci ka vendosur të dhurojë të gjithë këlyshët, përveç atij me gëzof të gjelbër i cili do ta ndihmojë atë me delet në fermë.

E gjelbra është një ngjyrë e shpresës dhe fatit, shtoi ai - diçka që na duhet shumë gjatë këtij viti të vështirë.

Image

 Burimi: BBC

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco