‘Obama’ si karta e fundit e Biden në zgjedhjet presidenciale

‘Obama’ si karta e fundit e Biden në zgjedhjet presidenciale

11:45, 25/10/2020
A+ Aa A-

Fushata presidenciale në SHBA është drejtë fundit dhe dy rivalët Biden dhe Trump po bëjnë përpjekjet e fundit për të rritur numrin e votuesve në krahun e tyre.

Në debatin e fundit presidencial të dy kampet u pozicionuan në pikat e tyre më të forta, Trump në ekonominë amerikane duke e cilësuar si një ekonomia më e fortë në historinë e SHBA-ve ndërsa Biden përmendi dështimin në menaxhimin e pandemisë së Covid 19.

Po përtej retorikës në krahun e Biden është rreshtuar dhe ish-presidenti Obama, ai ka zhvilluar një takim në Pensilvani dhe Florida.

Gjatë fjalës së tij në Florida Obama hodhi akuza të rënda ndaj presidentit Trump, duke u munduar ta identifikoj si president që mundohet vetëm për bizneset e tij dhe jo për mirëqenien e amerikanëve.

“Presidenti Trump nuk ka treguar ndonjë interes për të bërë punën përveç se ka ndihmuar veten dhe miqtë e tij, ose duke e trajtuar presidencën si shfaqje ose ‘reality show’  në mënyrë që marrë sa më shumë vëmendje,” tha Obama.

Futja e Obamës në lojë është një lëvizje për të bindur demokratët të dalin në zgjedhje, pasi në disa shtete ata qëndruan në shtëpi në zgjedhjet e Clinton kundër Trump në 2016.

Në rajonin e Cuyahoga pjesëmarrja në zgjedhjet e Clinton në raport me votuesit që dolën për Obamën ra në 50 mijë vota, Wisconsin votuan 23 mijë më pak, në  Detroit 60 mijë vota më pak.

Sot, Biden shpreson që demokratët të mos qëndrojnë në shtëpi por të dalin dhe ta mbështesin fuqishëm dhe për këtë ka zgjedhur një të njohur të vjetër për zgjedhjet e reja. /E.S/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco