Me tone dramatike, Merkel jep mesazhin: Kufizoni kontaktet

Me tone dramatike, Merkel jep mesazhin: Kufizoni kontaktet

11:54, 24/10/2020
A+ Aa A-

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dërguar një mesazh të ri në lidhje me "betejën" që vendi i saj po jep kundër koronavirusit .

Ndër të tjera, Merkel tha me një ton dramatik:

'Numri i infeksioneve të COVID-19 po rritet me shpejtësi. Por ne nuk jemi të pafuqishëm kundër virusit. Ajo që të gjithë mund dhe duhet të bëjnë tani: të kufizojmë kontaktet'.

Më shumë se 10,000 vdekje nga Covid-19 në Gjermani, që kur filloi pandemia, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Robert Koch për Sëmundjet Infektive.

Deri më të shtunën, 10,003 vdekje janë regjistruar nga instituti, i cili sot regjistroi 49 vdekje të reja nga një ditë më parë.

Numri i rasteve të konfirmuara të infeksionit SARS-CoV-2 në Gjermani është 403,291.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco