Kajro ‘ndez zjarret’ në Athinë dhe Qipro: Përgatituni për xhihadistët

Kajro ‘ndez zjarret’ në Athinë dhe Qipro: Përgatituni për xhihadistët

10:34, 24/10/2020
A+ Aa A-

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi po jep alarmin në Athinë dhe Nikosia rreth terrorizmit islamik dhe mënyrës se si ajo është pjesë e planeve të Tayyip Erdogan.

Sipas një njoftimi konfidencial nga Presidenti i Egjiptit me homologun e tij Qipriot Nikos Anastasiadis dhe Kryeministrin Grek Kyriakos Mitsotakis, botuar nga gazeta "TA NEA Savvatokyriako", Kajro është veçanërisht e shqetësuar jo vetëm për përfshirjen e Ankarasë në të gjitha konfliktet rajonale, por kryesisht në lidhje me mënyrën në të cilën "sulltani" tani angazhohet dhe përdor haptas faktorin islamik .

Kështu, gjatë Samitit të 8-të Tripalësh të fundit të Qipros - Greqi - Egjipt, Al Sisi u përcolli dy bashkëbiseduesve të tij mesazhin se kjo çështje është jashtëzakonisht e rëndësishme për Egjiptin, duke u kërkuar atyre ta mbajnë atë lart në agjendën e tyre diplomatike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco