Nxënësi azilkërkues shkon në shkollë, shokohen prindërit...

Nxënësi azilkërkues shkon në shkollë, shokohen prindërit...

08:47, 24/10/2020
A+ Aa A-

Një nxënës shkolle, që mbërriti nga Afrika Perëndimore në Britaninë e Madhe, duket sikur është 40 vjeç.

Sipas gazetës Daily Mail, prindërit e fëmijëve janë shokuar nga pamja e nxënësit. Fotot tregojnë një burrë në moshë, me flokë të rëna.

Prindërit i janë drejtuar Këshillit Bashkiak në Coventry që kur nxënësi iu bashkua shkollës. Këshilli thotë se do e verifikojë moshën e tij.

Ndërkohë fotot e nxënësit janë postuar online nga një nxënëse. Por mamaja e saj u thirr në drejtori, ku mësuesit i thanë se postimi i fotove të tilla online është bulizëm ndaj nxënësit.

Prindërit insistojnë se fëmijët e tyre janë të shqetësuar që kanë në klasë një person në moshë kaq të madhe.

Mendohet se emigranti ka udhëtuar drejt Britanisë pa një certifikatë lindje apo pasaportë. Ai është dërguar menjëherë në shkollë.

Ky nuk është rasti i parë që në Britani regjistrohen ngjarje të tilla.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco