Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Karikaturat e Charlie Hebdo të projektuar në të gjithë Francën në shenjë nderimi për Samuel Paty

Karikaturat e Charlie Hebdo të projektuar në të gjithë Francën në shenjë nderimi për Samuel Paty

08:10, 24/10/2020
A+ Aa A-

Karikaturat e diskutueshme nga e përjavshmja satirike franceze Charlie Hebdo u projektuan në fasadat e ndërtesave në të gjithë Francën në solidaritet me mësuesin e vrarë Samuel Paty.
 
 Franca vendosi një ditë zie kombëtare për nder të Paty i cili u vra  pasi u tregoi studentëve të tij karikaturat Charlie Hebdo që përshkruanin Mohammedin gjatë një mësimi për fjalën e lirë.
 
Në të gjithë vendin, karikaturat e diskutueshme u projektuan në fasadat e ndërtesave të shumta në një shfaqje të mbështetjes dhe solidaritetit për Paty dhe viktimat e tjera të terrorit islamik si dhe një shfaqje të "lirisë së shprehjes" dhe "lirisë së ndërgjegjes", sipas Carole Delga, presidentja e rajonit Oçitanie.

 Sulmi terrorist i së premtes mbi Paris ka nxitur një përgjigje të fortë nga qeveria franceze, përfshirë ndalimin e organizatave radikale islamike që shprehën mbështetje për terroristin. Qeveria franceze ka ndërmarrë hapa për të shpërndarë organizatat radikale islamike në vend.

Ndërkohë, një gazetë rajonale franceze La Nouvelle Republique ka marrë kërcënime në mediat sociale pasi ajo publikoi një karikaturë të Profetit Muhamed në faqen e saj të parë, tha një nga gazetarët e saj të mërkurën.

Gazetari, Christophe Herigault, i tha BFM TV të mërkurën se ndërsa shumica dërrmuese i kishin dhënë faqes së parë të gazetës një reagim pozitiv, si një mbrojtje e lirisë së fjalës dhe demokracisë, një numër i vogël kishin lëshuar kërcënime ndaj gazetës.

"Kishte katër ose pesë kërcënime, veçanërisht në Facebook, gjë që na ka bërë që të paraqesim një ankesë gjyqësore, si një çështje parimore," tha Herigault për BFM TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Theresa 24/10/2020 13:59

Të përshëndes o Francë e palodhur me Revolucionet e Korrikut, kur në Europë ishte Koha e të korrave ti bëje Revolucione, por këtë Radhë e ke prishur Tradit?n dhe ke filluar në Muajin Nëntor një Revolution të pashëmbullt kundër këtyre Kriminelëve, Bajgave, Mutrave dhe jashtqitjes së këtij Planeti që urrejnë Zivilizimin dhe Demokracinë. Të lumtë o Francë e Revolucioneve mos u ndal deri në Fitore se na morën frümën këto BAJGA.

Shto koment

Denonco