Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Karantinohet kryeministri i Bullgarisë

Karantinohet kryeministri i Bullgarisë

20:38, 23/10/2020
A+ Aa A-

Ditën e sotme, kryeministri bullgar Bojko Borisov njoftoi se do të izolohej vullnetarisht  pasi një zv.ministër me të cilin kishte kontaktuar pesë ditë më parë u diagnostikua me koronavirus.

Pasdite u raportua se zëvendës Ministri i Infrastrukturës Nikolai Nankov doli pozitiv dhe kryeministri vendosi të izolohej, para se autoritet t’i komunikojnë nëse duhet të karantinohet apo jo.

“Po pres urdhrin e autoriteteve shëndetësore dhe deri atëherë do të jem në vet-izolim. Kam pasur kontat me Nankov për herë të fundit pesë ditë më parë,” shkroi kryeministri në Facebook.

Shpërthimet në Bullgari janë rritur që nga fillimi i tetorit, me 1,595 infeksione të reja të raportuara sot, duke e çuar totalin në 34,930. Nga këta, 1,064 persona kanë humbur jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco