Demokratët përplasen pas gafës së Joe Biden për naftën

Demokratët përplasen pas gafës së Joe Biden për naftën

19:54, 23/10/2020
A+ Aa A-

BILD

Edhe 11 ditë na ndajnë nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit- dhe sfidanti demokrat, Joe Biden dështoi në debatin e fundit televiziv kundër presidentit aktual, Donald Trump.

Kur diskutimet për ndryshimet e klimës po shkonin drejt fundit, Trump i bëri ish-zëvendëspresidentit një pyetje të ndjeshme: A do e mbyllësh industrinë e naftës?

Dhe Biden tha PO. Ai tha se nuk do varet më te industria e naftës. Edhe moderatorja Welker mbeti e habitur dhe pyeti: Pse do e bësh këtë?

Trump kaloi menjëherë në stil sulmi, për shkak se miliona vende pune varen nga industria e naftës në SHBA.

Presidenti tha: “Kjo është deklarata më e rëndësishme e Biden. Ai tha se do të shkatërrojë industrinë e naftës”.

Më pas iu drejtua audiencës: “A do e mbani mend këtë Teksas, Pensilvania, Oklahoma, Ohajo?” Bëhet fjalë për shtetet e diskutueshme, ku Trump kërkon të fitojë më 3 nëntor.

Pas debatit, Trump e përdori menjëherë mundësinë. Ekipi i tij po blen kohë televizive për të folur për naftën.

Pak ditë përpara zgjedhjeve, Joe Biden nisi të kritikohej nga njerëzit e tij.

Politikania demokrate e Kongresit, Torres Small nga Nju Meksiko tha se është kundër deklaratave të ish-zëvendëspresidentit. “Energjia është shtylla kurrizore e ekonomisë në Nju Meksiko. Nuk mund të demonizohet një industri e vetme”.

Kurse kolegia e saj nga Oklahoma, Kendra Horn tha se “duhet të ngrihemi dhe të mbrojmë industrinë e gazit dhe naftës”.

Arsyeja e qartë për këtë mosaprovim nga demokratët lidhet me faktin se SHBA është prodhuesi më i madh i naftës në SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Balo Bna24/10/2020 06:34

Po gafa juaj në fund...?

Shto koment

Denonco