Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Abuzonin me fëmijët dhe i publikonin videot në internet, arrestohen 44 persona në Australi

Abuzonin me fëmijët dhe i publikonin videot në internet, arrestohen 44 persona në Australi

13:15, 23/10/2020
A+ Aa A-

Më shumë se 40 burra janë akuzuar se posedonin materiale filmike të abuzimit me fëmijët dhe ndarjen e tyre në një rrjet përmes një platforme.

Policia federale të Premten tha se ata kishin ngritur 350 akuza në total kundër 44 burrave në çdo shtet Australian

Të arrestuari në Australi janë të moshës 19 dhe 57 vjeç.

Komisioneri federal i policisë Australiane , Reece Kershaw, në një deklaratë të Premten falënderoi detektivët për punën e tyre të vështirë, duke thënë se identifikimi i viktimave ishte "një garë me kohën".

AFP tha se Qendra e saj Australiane Kundër Shfrytëzimit të Fëmijëve ka kapur në 12 muajt e fundit më shumë se 250,000 dosje materiale abuzimi të fëmijëve në internet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco