Gabimet ‘fillestare’ nxorën në pah ndërhyrjet e Iranit në zgjedhjet presidenciale amerikane

Gabimet ‘fillestare’ nxorën në pah ndërhyrjet e Iranit në zgjedhjet presidenciale amerikane

12:37, 23/10/2020
A+ Aa A-

Votuesit amerikanë kanë marrë emaile kërcënuese dhe shërbimet amerikane kanë arritur ta zbulojnë për shkak të disa gabimeve në një video bashkangjitur në disa nga mesazhet, raporton Reuters.

Këto gabime i dhanë një mundësi qeverisë amerikane për të identifikuar dhe dënuar publikisht ndërhyrjen e sulmit brenda pak ditësh, diçka që zakonisht kërkon muaj analiza teknike.

Analistët qeveritarë dhe hetuesit e sektorit privat kanë akuzuar hakerat iranianë.

“Ose ata bënë një gabim  ose donin të kapeshin,” tha një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane, i cili kërkoi të mos identifikohej.

Atribuimi ndaj hakerave iranianë nuk do të thotë domosdoshmërish se një grup hakerash është urdhëruar nga qeveria për të ndërhyrë. Zyrtarët iranianë mohuan pretendimet e SHBA-së.

“Këto akuza nuk janë asgjë më shumë se një skenar tjetër për të minuar besimin e votuesve në sigurinë e zgjedhjeve në SHBA dhe janë absurde,” tha Alireza Miryousefi, zëdhënësja e misionit të Iranit në Kombet e Bashkuara në NeW York.

Të Mërkurën, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së, John Ratcliffe tha se Rusia dhe Irani janë përpjekur të dy të ndërhyjnë në fushatën e zgjedhjeve të 3 nëntorit. Agjencitë e inteligjencës amerikane ende po analizojnë saktësisht se cili komandoi operacionin dhe qëllimin e tij, thanë tre prej burimeve.

Brenda disa orësh nga videoja që qarkulloi këtë javë, e cila pretendohej se vinte nga një grup i djathtë ekstrem amerikan i njohur si ‘The Proud Boys”, zyrtarë të inteligjencës dhe platformave të postës elektronike, të tilla si GOOGL.O Alphabet Inc’s Google dhe Microsoft Corp MSFT.O , filluan të analizonin nga afër kodin kompjuterik që u shfaq në videon e hakerave.

Ndërsa postat elektronike, të cilat kërkonin që votuesit  të votonin për Presidentin Donald Trump duket se vinin nga një adresë e postës zyrtare të “Proud Boys”, adresa ishte jo autentike, sipas analistëve të sigurisë. Proud Boys mohuan akuzat.

Se si analistët e sigurisë përdorën inteligjencën nga videoja për të zbuluar skemën e postës elektronike nuk është raportuar kurrë më parë.

Një zëdhënës i Microsoft nuk pranoi të komentonte mbi bashkëpunimin e kompanisë me ligjin. Një deklaratë e Google të mërkurën në mbrëmje tha se aktiviteti ishte “i lidhur me Iranin”. Një zëdhënës i Google tha të enjten se  kompania ishte në kontakt të vazhdueshëm me FBI-në.

Sipas burimeve, pavarësisht përpjekjeve për të zbehur disa pamje të videos për të fshehur identitetin e tyre, hakerat nuk ishin në gjendje të fshihnin të gjithë informacionin.

Videoja tregonte ekranin e kompjuterit të hakerave ndërsa ata po përpiqeshin të  hakonin një sistem të regjistrimit të votuesve. Hetuesit vunë re fragmente të zbulimit të kodit kompjuterik, duke përfshirë skedarët, përmbajtjen e skedarëve dhe protokollit të internetit (IP).

Analistët e sigurisë zbuluan se adresa IP, e organizuar përmes një shërbimi në internet të quajtur Worldstream, gjurmonte  veprimtarinë e mëparshme të  iranianëve.

Dy ekspertë të sigurisë kibernetike, të cilët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të flisnin me mediat, në mënyrë të pavarur thanë se kishin parë hakerat iranianë të përdornin Worldstream me bazë në Hollandë për të nisur sulmet kibernetike në muajt e fundit.

Shefi i operacioneve juridike të Worldstream Wouter van Zwieten tha në një deklaratë se llogaria e lidhur me IP në fjalë u pezullua pasi u zbulua nga Reuters  dhe se Qendra Kombëtare Holandeze e Sigurisë Kibernetike po shqyrtonte çështjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco