Studimi/Uji i reaktorit Fukushima që do të derdhet në det dëmton ADN-në e njeriut

Studimi/Uji i reaktorit Fukushima që do të derdhet në det dëmton ADN-në e njeriut

10:48, 23/10/2020
A+ Aa A-

Uji i ndotur që thuhet se do të lëshohet në det nga centrali bërthamor i shkatërruar Fukushima Daiichi përmban një substancë radioaktive që ka potencialin të dëmtojë ADN-në njerëzore, ka thënë një hetim i Greenpeace .

Publikimi i raportit Stemming Tide 2020: Realiteti i krizës radioaktive të ujit në Fukushima vjen disa ditë pasi media japoneze raportoi se qeveria ishte afër të jepte miratimin e saj për lëshimin e ujit në oqeanin Paqësor, pavarësisht kundërshtimeve nga peshkatarët vendas

Ne nuk mund ta shtyjmë çështjen përgjithmonë," tha kryeministri, Yoshihide Suga, këtë javë. "Ne do të dëshironim të merrnim një vendim me përgjegjësi sa më shpejt të jetë e mundur.

Greenpeace Japan dhe Greenpeace Azia Lindore thanë se karboni radioaktiv është pjesë e ujit që do të derdhet.

Karboni-14 kanjë jetesë prej 5400 vjet dhe përqendrohet te peshqit mijëra herë më shumë se tritiumi. Karboni-14 është veçanërisht i rëndësishëm si një kontribues në dëmtimin e AND-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco