Debati/ Biden shokon shikuesit me referencën për Hitlerin

Debati/ Biden shokon shikuesit me referencën për Hitlerin

08:45, 23/10/2020
A+ Aa A-

Kandidati demokrat për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, befasoi shikuesit të enjten në mbrëmje gjatë debatit final me republikanin Donald Trump.

Ai bëri një referencë të çuditshme për Adolf Hitlerin gjatë debatit.

Trump po fliste për takimin e tij me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

“Të kesh marrëdhënie të mira me liderët e vendeve të tjera është diçka e mirë,” tha ai.

Por Biden iu përgjigj: “Kjo është si të thuash se ne kemi pasur marrëdhënie të mira me Hitlerin përpara se ai në fakt të pushtonte Europën”.

Menjëherë rrjetet sociale reaguan. Komentuesit nuk besonin dot se ai e bëri këtë koment.

“Kemi pasur marrëdhënie të mira me Hitlerin? Vërtet e tha këtë gjë,” pyet një komentues.

Ndërkohë një tjetër koment i Biden shkaktoi sërish reagime në rrjetet sociale. Ai po fliste për grupimin ‘Proud Boys’, por i quajti ata ‘Poor Boys’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Irobruari25/10/2020 12:43

O Ilir nga emri, Bideja është totalisht i sklerotizuar, alzhaimer quhet, është një kukull mbas të cilit fshihen oligargët e majtë që mbrapa përgjegjësive të një presidenti të papërgjegjshëm do bëjnë çorap Amerikën (sikurse në Shqipëri nën një kryeministër të papërgjegjshëm nga ana mendore, fatkeqësisht punëdhënësi yt o I(pa)lirë). Sa i përket shrehjeve: "Bideja miku i shqiptarëve" dhe "Rama po punon fort për Bidenë", është si ajo miza në bythë të kalit që shet pordhë se po tërheq karrocën.

Ilir23/10/2020 09:43

Mjaftë me këtë fushatë anti Biden. Rama po punon fort për Biden prapaskenave, është mik i Shqipëtarëve.

Shto koment

Denonco