Trump-Biden/ Syri TV transmeton live debatin presidencial me dublim shqip

Trump-Biden/ Syri TV transmeton live debatin presidencial me dublim shqip

19:41, 22/10/2020
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Donald Trump dhe rivali i tij demokrat Joe Biden do të përballen në debatin e dytë për garën presidenciale të enjten, 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Debati i parë i zhvilluar mes dy kandidatëve për president u cilësua më i keqi në historinë e debateve presidenciale amerikane pasi Trump dhe Biden ndërprenë njëri-tjetrin disa herë duke shkaktuar zhurmë dhe rrëmujë në debat.

Këtë radhë, Komisioni i Debateve Presidenciale, një institucion i pavarur, ka vendosur t’i mbyllë mikrofonin kandidatit ndërkohë që rivali i tij i përgjigjet pyetjes lidhur me gjashtë tema aktuale të zgjedhura nga gazetarja e kanalit NBC News, Kristen Walker, e cila do të drejtojë debatin.

Nëse asnjëri nga kandidatët nuk përpiqet të ndërpresë tjetrin gjatë komenteve 2-minutëshe në hapje, komisioni tha se mendon që votuesit e pavendosur do të kenë mundësi të dëgjojnë më qartë pikëpamjet e rivalëve.

Debati i dytë u anulua pasi presidenti u shtrua në spital për COVID-19. Më pas, Komisioni njoftoi se debati i dytë do të zhvillohej online, por presidenti Trump nuk pranoi dhe debati u anulua.

Ndërkaq, miliona amerikanë kanë vendosur se për kë do të votojnë. Deri tani 41 milionë kanë votuar ose me postë ose fizikisht.

Sondazhet amerikane i kanë dhënë epërsi kandidatit demokrat Joe Biden, kështu ky debat pretendohet se do të ngushtojë rezultatin në shtetet e lëkundura, të cilat do të jenë shtete vendimtare për rezultatin final.

Debati final presidencial mes Donald Trump dhe Joe Biden do të transmetohet drejtpërdrejt në Syri TV në orën 2 të mëngjesit me orën lokale shqiptare me dublim profesional në shqip.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

George22/10/2020 19:47

Mos besoni mediat e majta ne Amerike. Ata i bejne somdazhet si duan, pra ne favor te Biden. Sipas sondazheve ne zgjedhjet e meparshme Hilary fitonte me shume pike perqindje para, por humbi. Kesaj radhe Trump eshte edhe me i forte dhe do fitoje bindshem.

Shto koment

Denonco