COVID-19, BE do t'u vërë kufizime udhëtarëve nga tri shtete të tjera

COVID-19, BE do t'u vërë kufizime udhëtarëve nga tri shtete të tjera

14:26, 22/10/2020
A+ Aa A-

Bruksel - Bashkimi Evropian është gati t’i heqë Kanadanë, Gjeorgjinë dhe Tunizinë nga "lista e bardhë" e shteteve nga të cilët udhëtarët mund të vizitojnë bllokun pa kufizime për COVID, si karantinat ose testimet e detyrueshme dhe në këtë listë shton Singaporin. 

Në një takim të ambasadorëve nga 27 vendet e BE të mërkurën u vendos të hiqeshin tre shtetet, për shkak të rritjeve të ndjeshme të infeksioneve COVID-19 atje, ndërsa situata në Singapor ishte përmirësuar. Kjo do të thotë që udhëtarëve nga këto tre shtete do t'u duhet t'i nënshtrohen kufizimeve të lidhura me Covid-19, si teste apo karantinë e detyrueshme.

Propozimi do të zyrtarizohet deri në fund të javës për sa kohë që asnjë nga 27 vendet e BE nuk e kundërshton, thanë dy diplomatë të BE që kishin dijeni.

Pas ndryshimeve, lista do të përbëhet nga nëntë vende:  Australia, Kina, Japonia, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Koreja e Jugut, Tailanda dhe Uruguai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco