Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Liban/ Arrihet marrëveshja, gati kryeministri i ri

Liban/ Arrihet marrëveshja, gati kryeministri i ri

13:38, 22/10/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Libanit Michel Aoun caktoi ish kryeministrin Saad al-Hariri për të formuar qeverinë e re për të trajtuar krizën më të rëndë që pas luftës civile në vitin 1975-1990.

Hariri I cili I përket besimit  mysliman Suni fitoi mbështetjen e shumicës së parlamentarëve në konsultime me Aoun.

Atë e presin shumë sfida të mëdha përpara që nga kompromisi për ndarjen e pushtetit, një krizë bankare,  rritje të varfërisë dhe një rritje e madhe e borxhit të shtetit.

Po ashtu trajtimi I pandemisë së Covid 19 dhe riparimi I dëmeve material miliarda dollar që la pas shpërthimi I Bejrutit dhe ku vdiqën rreth 200 persona do të jenë pjesë e axhendës kryesore të kryeministrit të ri.

Hariri u mbështet nga ligjvënësit e tij të ardhshëm, partia Shiite Amal, partia e politikanit Druze Walid Jumblatt dhe blloqe të tjerë partiake të vegjël.

Ndërsa grupi I Hezbollah tha se nuk kishte një emër për kandidat dhe do të ndihmonte në lehtësimie proçesit.

Hezbollah dhe aleatët e tij politik të mbështetur nga Irani - përfshirë partinë e themeluar nga Aoun dhe Shiit Amal, kanë shumicën në parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco