13 viktima nga vaksina e gripit? Ja çfarë thonë hetimet

13 viktima nga vaksina e gripit? Ja çfarë thonë hetimet

12:49, 22/10/2020
A+ Aa A-

Lajmi se 13 persona kanë humbur jetën për shkak të vaksinës së gripit në Korenë e Jugut ka bërë shumë bujë në mbarë botën në këtë periudhë pandemie.

Sipas BBC, një mjek që po udhëheq hetimet tha se nuk beson se vaksina dhe vdekjet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Autoritetet kanë bërë thirrje për ndalimin e vaksinimit, ndërsa deri tani janë vaksinuar nga gripi të paktën 13 milionë persona. Qeveria ka nisur një proces falas vaksinimi kundër gripit për 19 milionë persona si pjesë e një përpjekje për të penguar shpërthimin masiv të gripit në kohë pandemie.

Një 17-vjeçar që vdiq dy ditë pasi mori vaksinën ishte ndër të parët që u raportua nga mediat. Viktimat e tjera ishin të moshuar në të 70-at apo 80-at, me probleme të tjera shëndetësore.

Profesori Kim Jun-kon tha se hetimet paraprake tregojnë se vdekjet nuk kanë lidhje me vaksinën. Ekzaminimet post-mortore janë duke u kryer dhe viktimat do testohen edhe për Covid-19.

Kjo është hera e dytë kur besimi te procesi i vaksinimit tronditet në Korenë e Jugut. Më herët u zbulua se rreth 5 milionë doza vaksine, që duhej të ruheshin në frigorifer, ishin mbajtur në temperaturë dhome.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco