Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Tajlandë, protestuesit ultimatum qeverisë, ‘Keni vetëm 3 ditë kohë për tu larguar’

Tajlandë, protestuesit ultimatum qeverisë, ‘Keni vetëm 3 ditë kohë për tu larguar’

11:50, 22/10/2020
A+ Aa A-

Tajlanda ka revokuar dekretin emergjent te nxjerrë disa ditë më parë ku u vendosën masa të ashpra në përgjigje të shpërthimit të pandemisë por edhe si mënyrë për të përmbajtur protesta e shumta të studentëve që kërkonin dorëheqjen e kryeministrit por edhe ndryshimin kushtetutës.

Masat e ndërmarra që ndalonin grumbullimin e më shumë se katër persona nxitën edhe më shumë protestuesit.

Të mërkurën protestuesit i dhanë kryeministrit Prayuth Chan-ocha tre ditë për t'u larguar ose për t'u përballur me më shumë demonstrata.

Lëvizja e udhëhequr nga studentët po kërkon dorëheqjen e Z. Prayuth, një ish gjeneral i cili mori pushtetin në një grusht shteti në 2014 dhe vitin e kaluar u bë kryeministër pas një votimi të diskutueshëm.

Ata po kërkojnë gjithashtu kufizime të fuqive të mbretit - një thirrje që ka çuar në diskutime të pashembullta publike të një institucioni të mbrojtur nga kritikat me ligj.

Pse qeveria e ka hequr dekretin?

Një deklaratë qeveritare e botuar në Gazetën Mbretërore zyrtare të Enjten tha se masat emergjente të njoftuara javën e kaluar do të përfundonin nga mesdita me kohën lokale (05.00 GMT).

"Duket se situata serioze që çoi në deklaratën e gjendjes së jashtëzakonshme është qetësuar dhe ka përfunduar. Situata tani mund të kontrollohen nga oficerët e shtetit," tha deklarata.

Pse janë përshkallëzuar protestat?

Pasi u urdhërua dekreti, autoritetet tajlandeze arrestuan dhjetra -aktivistë përfshirë udhëheqësit kryesorë të protestës.

Ata gjithashtu kanë urdhëruar mbylljen e shumë mediave që transmetonin protestën por edhe të një aplikacioni Telegram që shpërbente si mjet nga protestuesit për të organizuar protestat.

Protestuesit injoruan masat duke u mbledhur me dhjetra-mijëra për të kundërshtuar arrestimin e aktivistëve dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të tyre.

Polica gjatë një proteste të madhe në Bankok ka përdorur dhunë dhe është kundërpërgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës dhe ujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco