Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

Belgjikë, edhe Ministrja e Jashtme përfundon në kujdes intensiv prej COVID-19

Belgjikë, edhe Ministrja e Jashtme përfundon në kujdes intensiv prej COVID-19

11:38, 22/10/2020
A+ Aa A-

Bruksel - Ministrja e Jashtëm belge dhe ish-kryeministrja Sophie Wilmes është shtruar në spital në kujdesin intensiv me koronavirusin.

Wilmes, e cili ishte në krye kur vala e parë e infeksioneve goditi vendin këtë pranverë, tani shërben në qeverinë e re të udhëhequr nga Alexander De Croo.

Elke Pattyn, një zëdhënëse në Ministrinë e Jashtme, i tha Associated Press se Wilmes është në një gjendje të qëndrueshme dhe të vetëdijshme.  Ajo tha se gjendja e saj "nuk është shqetësuese".

45-vjeçarja Wilmes, e cila u shtrua në spital të mërkurën në mbrëmje, tha javën e kaluar se ajo mendoi se ishte infektuar brenda rrethit të saj familjar.

Belgjika, një vend me 11.5 milion banorë, është goditur rëndë nga koronavirusi dhe aktualisht po sheh një rritje të mprehtë të rasteve të reja. 

Më shumë se 10,000 njerëz kanë vdekur nga ndërlikimet e lidhura me koronavirusin në Belgjikë

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco