Kanada/ Deputetët i cilësojnë veprimet e Kinës ndaj ujgurëve si ‘gjenocid’

Kanada/ Deputetët i cilësojnë veprimet e Kinës ndaj ujgurëve si ‘gjenocid’

11:13, 22/10/2020
A+ Aa A-

Një nënkomision parlamentar i Kanadasë e cilësoi trajtimin e Kinës ndaj ujgurëve si "gjenocid" dhe bëri thirrje për sanksione kundër zyrtarëve të lartë kinezë.

Nënkomiteti i Dhomës së Ulët për të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut tha se afërsisht një milion ujgurë etnikë në rajonin veriperëndimor të Kinës Xinjiang, shumica e të cilëve janë muslimanë, po mbahen në asgjë më pak se "kampe përqendrimi" dhe duke iu nënshtruar abuzimit.

"Bazuar në provat e paraqitura gjatë seancave dëgjimore të nënkomitetit, si në vitin 2018 dhe 2020, nënkomiteti konstaton se veprimet e Partisë Komuniste të Kinës përbëjnë gjenocid siç përcaktohet në Konventën e Gjenocidit", thuhet më tej.

Nënkomiteti vazhdon të rekomandojë dënimin nga Qeveria e Kanadasë të Qeverisë kineze për veprime që "përbëjnë gjenocid".

Gjithashtu komiteti rekomandoi që qeveria e Kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau, të bashkëpunojë me vendet e tjera për të lobuar ndaj Kinës për t'ju lejuar vëzhguesve ndërkombëtarë hyrjen në kampet ujgurë në Xinjiang.

Etiketimi i trajtimit të ujgurëve si gjenocid u duartrokit nga ekipi i Organizatës Drejtësi për të Gjithë Kanadanë (Justice for All Canada), një organizatë për mbrojtjen e muslimanëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco