Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

A po i mbështet Papa martesat e homoseksualëve? Fjalë të forta, por...

A po i mbështet Papa martesat e homoseksualëve? Fjalë të forta, por...

18:45, 21/10/2020
A+ Aa A-

Papa Françesku deklaroi sot se mendon se çiftet e gjinisë së njejtë duhet të lejohen të martohen në ‘bashkime civile’. “Homoseksualët kanë të drejtën e familjes,” tha ai

Nga Mark Lowen, BBC

Këto komente kanë befasuar vëzhguesit dhe ekspertët e Vatikanit- që kanë vënë në dukje komentet e tij për këtë çështje kur ai u bë Papë.

Por a është ky një ndryshim thelbësor nga Papa- apo një deklaratë e papritur nga udhëheqësi i Kishës Katolike, i cili ka flirtuar në të shkuarën me ndjenjat liberale, por është tërhequr duke u kthyer në doktrinën tradicionale kur gjërat kanë shkuar pak larg?

Si kryepeshkop i Buenos Aires përpara se të bëhej Papë, ai ishte kundërshtar i vendosur i martesave homoseksuale, të cilat u legalizuan në Argjentinë në vitin 2010, por në vend të kësaj mbrojti bashkimet civile për çiftet homoseksuale.

Kjo është mbështetja e parë vokale si Papë- dhe do të jetë padyshim e mirëpritur nga krahu liberal i kishës dhe do të kritikohet nga konservatorët.

Por çdo ndryshim i rëndësishëm doktrinar mbi një çështje të tillë, zakonisht do paraqitet në mënyrë më formale dhe pas shumë debateve të brendshme. Tani për tani ka pak shenja që një gjë e tillë po afrohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku21/10/2020 23:42

Çfarë nuk pret prej Papa Ernestos...

Shto koment

Denonco