Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Agjencia Europiane e Mjedisit/ Ndotja e ajrit i ka kushtuar Europës 166 miliardë euro

Agjencia Europiane e Mjedisit/ Ndotja e ajrit i ka kushtuar Europës 166 miliardë euro

17:00, 21/10/2020
A+ Aa A-

Ndotja e ajrit i ka kushtuar Europës 166 miliardë euro, sipas një raporti të publikuar të mërkurën, në të cilin shqyrtohen kostot e vdekjes së parakohshme, sëmundjeve dhe ditëve të humbura të punës për shkak të ndotjes në 432 qytete europiane.

Raporti krahason tre ndotësit kryesorë të ajrit – grimcat e pluhurit, dioksidi i karbonit dhe ozoni, dhe kostot e tyre që lidhen me trajtimin, jetëgjatësinë apo sëmundje të tilla si bronkiti i rëndë kronik dhe të ngjashme.

Londra kryeson qytetet me kostot më të larta të lidhura me ndotjen (11.4 miliardë euro), përpara Bukureshtit dhe Berlinit, ndërsa Parisi është në vendin e shtatë.

“Hulumtimi ynë zbulon se sa i dëmshëm është ajri toksik, por edhe sa pabarazi të konsiderueshme ekzistojnë midis vendeve të ndryshme europiane,” ka theksuar sekretari i përgjithshëm i EPHA, Sascha Marschang, i cili shton se “politikat e transportit publik mund të përmirësojnë situatën dhe qytetet mund të ulin kostot me inkurajimin e lëvizshmërisë që nuk ndot mjedisin “.

Ndotja e ajrit në qytete është rezultat i disa faktorëve – transportit, ngrohjes së shtëpive apo edhe aktivitetet industriale ose bujqësore. Megjithëse është e vështirë të vlerësosh saktë pjesën e secilit prej këtyre sektorëve, raporti merrej me transportin dhe vlerësonte se një rritje në numrin e makinave në qytet me vetëm 1 përqind rrit kostot sociale me gati 0.5 përqind.

“Duhet të bëjmë përpjekje për të promovuar ecjen, çiklizmin dhe automjetet elektrike”, shton Marshang.

Ndotja e ajrit është përgjegjëse për 480,000 vdekje të parakohshme në Europë, sipas Agjencisë Europiane të Mjedisit (EEA)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco