OKB përjashton nga sanksonet organizatën që do të kryej ndihma për Korenë e Veriut

OKB përjashton nga sanksonet organizatën që do të kryej ndihma për Korenë e Veriut

16:42, 21/10/2020
A+ Aa A-

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) përjashtoi nga sanksionet një organizatë ndërkombëtare që të kryejë furnizime me ndihma humanitare për Korenë e Veriut.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, Komiteti i KS-OKB-së që kontrollon sanksionet kundër Koresë së Veriut mori një vendim përjashtues për organizatën "Mjekët pa Kufij" (MSF), vendim ky i cili njeh mundësinë e dërgimit të produkteve mjekësore në këtë vend të tilla si mburojë të fytyrës, veshjeve mbrojtëse, maskave për operacione të cilat do të ndihmojnë në luftën kundër koronavisurit .

Për organizatën, krahas dërgesave ushqimore për luftën me problemin e ushqimit të pamjaftueshëm në Korenë e Veriut është njohur përjashtim sanksionesh edhe për furnizimin me produktet e nevojshme për programin e luftës kundër turbekulozit në rajonin Hamgyongu Verior.

Komiteti njoftoi se afati përjashtues është zgjatur "në mënyrë të përjashtueshme" dhe se do të jetë i vlefshëm deri më 14 tetor vitin e ardhshëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco