Çekia mbyll vendin, pandemia e koronavirusit  ka dalë jashtë kontrollit

Çekia mbyll vendin, pandemia e koronavirusit ka dalë jashtë kontrollit

16:26, 21/10/2020
A+ Aa A-

Qeveria Çeke ka mbyllur të gjitha shërbimet dhe dyqanet si masë paraprake për të penguar përhapjen e koronavirusit e cila ka shpërthyer frikshëm ditët e fundit.

Ministri i Shëndetësisë Roman Prymula tha se sistemi shëndetësor Çek së shpejti do të arrijë kufijtë e kapacitetit të tij, dhe pavarësisht shtimit të kapaciteteve me shtretër ata do të mbushen deri në muajin nëntor.

Qeveria tha se masat do të hyjnë në fuqi nga e enjtja dhe do të qëndrojnë në vend të paktën deri në 3 nëntor.

Gjatë fazës së para Çekia arriti ta frenonte përhapjen e pandemisë së koronavirust duke treguar efikasitet por tani rastet po shtohen frikshëm.

Ditën e fundit u raportuan rreth 11984 raste të reja me Covid dhe rreth 106 viktima në 24 orët e fundit.

Si[pas njoftimit të qeverisë vetëm dyqanet e bukës, farmacitë dhe shërbimet e tjera thelbësore do të vazhdojnë të mbesin të hapura.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco