Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

NASA bën uljen historike, arrin shkëpusë mostra gurësh nga asteroidi

NASA bën uljen historike, arrin shkëpusë mostra gurësh nga asteroidi

15:56, 21/10/2020
A+ Aa A-

Një anije kozmike e NASA-s preku sipërfaqen e asteroidit Bennu të martën, duke kapur një mostër gurësh që datojnë që nga lindja e sistemit diellor.

Kjo ngjarje ishte e para për SHBA-në I vetmi vend që e ka bërë më parë këtë ishte Japonia.

E ashtuquajtura manovër "Touch-And-Go" u menaxhua nga Lockheed Martin Space në Denver, Colorado.

Sekonda më vonë, operatori i misionit Lockheed Estelle Church konfirmoi se anija kozmike ishte larguar nga shkëmbi hapësinor pasi kishte bërë kontakt.

Shkencëtarët duan të paktën 2 ons (60 gramë) dhe ideale do të ishin 2 kilogramë të materialit të zi, të thërrmueshëm, të pasur me karbon të Bennu për të kryer ekzaminimet e nevojshme .

Asteroidi ndodhet më shumë se 200 milion milje (321.9 milion km) nga Toka.

Shefi i misionit shkencor të NASA-s, Thomas Zurbuchen, e krahasoi Bennun me Gurin e Rosetta: "Diçka që është atje dhe tregon historinë e tërë Tokës sonë, të sistemit diellor, gjatë miliarda viteve të fundit".

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco