VIDEO/ Sulm terrorist në Francë, dy gra sulmohen me thikë

VIDEO/ Sulm terrorist në Francë, dy gra sulmohen me thikë

15:08, 21/10/2020
A+ Aa A-

Një tjetër sulm me motive raciste është regjistruar në Paris, pas vrasjes së profesorit të histori-gjeografisë, por kësaj radhe objektiv ishin dy gra myslimane.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, dy gratë myslimane u sulmuan me thikë nga dy femra të tjera pas një sherri mes tyre.

Policia ka arrestuar dy agresorët dhe informon se gratë u zunë në fillim për qentë përpara se sherri të agravonte në dhunë dhe përdorimin e fjalëve raciste si “arabë të ndyrë”.

Një nga gratë myslimane tregon se një nga agresoret nxori thikën pas debatit dhe i qëlloi në brinjë, krahë dhe kokë.

Kjo pason sulmin terrorist islamik ndaj mësuesit në Francë që paraqiti karikaturat e profetit ‘Muhamed’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco