Virusi mbërthen Ballkanin, Kroacia e Sllovenia shënojnë rekord të rasteve ditore

Virusi mbërthen Ballkanin, Kroacia e Sllovenia shënojnë rekord të rasteve ditore

12:43, 21/10/2020
A+ Aa A-

Sllovenia dhe Kroacia janë dy shtetet e fundit të Evropës që raportuan shifra rekorde të numrit ditor të rasteve të koronavirusit, duke ngjallur frikë për valën e dytë dhe detyrimin për t’u izoluar si në valën e parë të përhapjes së infeksionit.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Slloveni u regjistruan 1.503 raste të reja me Covid-19, ndërsa në Kroaci u shënuan 1.424 raste, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Sllovenia këtë javë vendosi orë policore nga ora 9 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit dhe gjendje emergjente njëmujore për ta luftuar përhapjen e virusit. Deri më tani, në shtetin e vogël ballkanik janë regjistruar gjithsej 15.982 raste dhe 200 viktima.

Në anën tjetër, Kroacia gjithsej i ka regjistruar 28.287 raste dhe 393 të vdekur dhe autoritetet kanë thënë se nuk janë duke e shqyrtuar ende vendosjen e orës policore apo shpalljen e gjendjes emergjente.

Kroacia e ka të detyrueshme vendosjen e maskës, e kufizon numrin e klientëve në restorante, ndërsa për tubimet me më shumë 50 persona duhet të kërkohet leje nga autoritetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco