OBSH paralajmëron një dimër shumë të vështirë

OBSH paralajmëron një dimër shumë të vështirë

11:27, 21/10/2020
A+ Aa A-

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për mediat paralajmëroi një dimër të vështirë.

“Dimri po vjen dhe ne e dimë se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë”, u shpreh drejtori i OBSH.

Më tej ai shtoi se duke punuar të gjithë së bashku do mund të shpëtohen jetë dhe situata mund të mbahet nën kontroll.

“Duke punuar së bashku dhe duke shpërndarë furnizime shëndetësore mund të shpëtojmë jetë.  Duhet  të kemi furnizim me masa mbrojtëse personale, aparatura për oksigjenit, deksametazon dhe vaksina kur ato të jenë të sigurta dhe efektive, ne mund ta kalojmë këtë pandemi”, tha Ghebreyesus.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco