Del përgjigjja e testit për Ursula von der Leyen

Del përgjigjja e testit për Ursula von der Leyen

09:44, 21/10/2020
A+ Aa A-

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka rezultuar negative pasi iu nënshtrua testit për Covid-19.

Ajo njoftoi rezultatin e testit nëpërmjet një statusi në Twitter.

“Jam e lumtur t’ju njoftoj se rezultati i testit tim të fundit për koronavirus është negativ. Dje bëra testin. Faleminderit për mbështetjen tuaj. ” Kujdesuni për veten, tha ajo.

Komisioneri Eric Mammer tha dje se Ursula von der Leyen ishte në Gjermani por nuk tha kur do të kthehej në Bruksel.

Von der Leyen  u largua nga samiti të enjten e kaluar duke u vetizoluar, pas konfirmimit se një anëtar ishte diagnostikuar me  COVID-19.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco